E kishte pagëzuar Juanita, arrestohet 26-vjeçari që mbante mumien në çantë

Policia peruane ka zbuluar dhe sekuestruar një mumie parahispanike në çantën termike të një shpërndarësi ushqimesh.

26-vjeçari, Julio Cesar Bermejo, i cili u paraburgos deklaroi se e kanë mbajtur në shtëpi për më shumë se 30 vjet.

Ai tha se e mbante mumien e lashtë në dhomën e tij dhe e konsideronte atë “një lloj dashurie shpirtërore. Mumien e kishte pagëzuar “Juanita”.

Sipas tij, mumia ishte në pronësi të babait të tij, por pa specifikuar se si kishte ardhur ajo te babai i tij. Ai e kishte futur mumien në çantë për t’ua treguar miqve të tij.

Ekspertët thanë se trupi i përkiste viteve 600 dhe 800 dhe ishte i një mashkulli të rritur dhe jo i një gruaje, siç kishte supozuar djali që e mbante.

Mashkulli i mumifikuar vlerësohet të ketë qenë më shumë se 45 vjeç në kohën e vdekjes së tij dhe 1.51 m i gjatë.

Mumia ishte e mbështjellë me fasha në pozicionin e fetusit, i cili është tipik për shumë prej varrimeve parahispanike në zonë.

Mumifikimi praktikohej nga një sërë kulturash në atë që tani është Peruja, përpara ardhjes së pushtuesve spanjollë.

Policia ia ka dorëzuar ministrisë së kulturës të Perusë, e cila kujdeset për trashëgiminë e vendit.

Burri që po transportonte dhe dy miqtë e tij, të cilët janë nga 23 deri në 26 vjeç, u arrestuan. Ndërkohë po hetohen për kr ime të mundshme kundër trashëgimisë kulturore të Perusë./a2news

ObserverKult


piramidat
Foto ilustrim

Lexo edhe:

ZBULOHET SEKRETI I “PAVDEKËSISË” SË MUMIEVE NË EGJIPTIN E LASHTË

Dylli i bletës, vaji i kedrit, dëllinja, bitumi, rrëshira e pishave, llaku i Damarit dhe rrëshira e elemit, janë disa nga përbërësit që i kanë bërë të përjetshme mumiet e Egjiptit të Lashtë.

Këta përbërës ishin të përziera në balsam dhe pomada. Natyrisht sipas recetave specifike për trajtimin e pjesëve të ndryshme të trupit të të ndjerit. Këto produkte importoheshin nga i gjithë Mesdheu dhe nga Afrika tropikale dhe Azia Juglindore.

Këto u zbuluan në një laborator të lashtë balsamimi në Saqqara. Ky laborator doli në dritë pas më shumë se 2600 vjetësh. Ndërsa daton nga dinastia e 26-të (664-525 p.e.s.).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult