E konfirmon Bojken Lako: Sonte merret vesh çdo gjë rreth Festivalit të Këngës së RTSH-së

Foto ilustrim

Festivali i Këngës është eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare, ndërsa interesit për të marrë informacione mbi këtë edicion të 62 është i lartë. Do të mbahet edhe konferenca për Festivalin mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa Drejtori Artistik, Bojken Lako ka bërë me dije disa detaje që do të zbulohen.

Lako u shpreh se do të prezantohet stafi realizues, do të njihemi nga afër me artistët pjesëmarrës, teksa do të hidhet edhe shorti i pjesëmarrjes brenda netëve të Festivalit. Po ashtu, mund të zbulohet edhe një nga prezantuesit e Festivalit.

“Do të prezantojmë stafin realizues, natyrën e Festivalit, qëllimin e Festivalit, temën e Festivalit. Do të njihemi me artistët nga afër, do të hedhim shortin e pjesëmarrjes brenda netëve të Festivalit. Do të njihen me rregulloren, formulën, qoftë formulën e pjesëmarrjes. Ka shumë detaje që do të zbulohen në këtë konferencë për shtyp, gjithashtu mund të zbulohet edhe një nga prezantuesit”, tha Lako.

Në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor do të mbahet Festivali teksa në garë për çmimin e madh janë 31 këngë.

Lista e artistëve të përzgjedhur për Edicionin 62 të Festivalit të Këngës:

Besa Krasniqi – Esenciale

Eldis Arnjeti – Një kujtim

Elsa Lila – Mars

Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj

Jasmina Hako – Ti

Jehona Ponari – Evol

Olimpia Smajlaj – Asaj

Sergio Hajdini – Uragan

Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty

Tri Gjoci – Në ëndërr

Martina Serreqi – Vetëm ty

Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale

Festina Mejzini – Melos

Mal Retkoceri – Çmendur

Michela Paluca – Për veten

Santino De Bartolo – Dua të rri me ty

Stivi Ushe – Askush si ty

Kleansa Susaj – Pikturë

Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën

Kastro Zizo – 2073

Andi Tanko – Herë pas here

Anduel Kovaci – Nane’

Arsi Bako – Zgjohu

Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë

Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi

Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne

Olsi Ballta – Unë

Troy Band – Horizonti i ëndrrave

Samanta Karavello – N’majë

Luan Durmishi – Përsëritja

Sardi Struga – Boshatisur/ Rtsh

ObserverKult  


Artan Gjyzel Hasani

Lexo edhe:

ARTAN GJYZEL HASANI: DASHURI PA MBIEMËR

Poezi nga Artan Gjyzel Hasani

nëse sonte ti kupton diçka
që nuk të ndodh shpesh ta kuptosh
dhe dashuri të re për mua do ta quash nesër
kur mendimet e tua të fshehta
do m’i tregosh me zë
për hir të përëndisë mos e bëj;
ka ndodhur dhe më parë mes nesh
por nuk do të ndodhë më…

eja të flasim përsëri së bashku fjalë pa kuptim,
si atëherë kur unë pas teje isha i çmendur
e ti vërtet ndjeheshe femër
dhe të na duket se duhemi përsëri…
ashtu pakuptim…
pa kuptuar…
pakuptueshëm…
dhe çka humbëm të gjejmë
me dashurinë anonime
me dashurinë pa mbiemër…
në dashurinë pa faj e pa fajtorë
në dashurinë pa “si” dhe “sa”
në dashurinë pa “sa dhashë, nuk më dhanë…”
më madhështoret e të gjitha dashurive
të dikurshmet janë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult