Konsiderohet si një nga fotot më të trishta në histori. Cili është kuptimi i saj?

Me siguri e keni hasur këtë foto në rrjetet sociale, ose ndoshta kjo është hera e parë që e shihni. Është shkrepur nga fotografi Don Mçullin, i cili u ka kushtuar një vëmendje të veçantë momenteve të trishta të luftës së Biafras (luftë civile ndërmjet qeverisë së Nigerisë dhe Republikës së Biafrës).

Në vetëm tri vite (1967 – 1970) në këtë luftë vdiqën më tepër se një milion njerëz. Shpërndarja e ushqimeve u kufizua shumë në rajonin e Biafrës, duke shkaktuar uri ekstreme dhe vdekje të shumta.

Në foton e këtij artikulli do të mund të shihni një nga momentet më të dhimbshme të kësaj lufte, një nënë 24-vjeçare të uritur, kockë e lëkurë, gati në prag të vdekjes, e cila edhe pse vetë nuk është e ushqyer, ushqen me gji fëmijën e saj.
Ajo duket dinjitoze dhe e sheh drejt e në sy fotografin, personin përballë saj, duke dashur t’ia transmetojë atij hapur mesazhin madhor, atë të vazhdimësisë së jetës, pavarësisht çdo vështirësie.

Edhe në kushtet e urisë ekstreme, në kushtet e afrimit të vdekjes, nëna zgjedh të vetësakrifikohet për fëmijën e saj.

Jo më kot kjo mbahet si një ndër fotot më të dhimbshme e të trishta në histori.

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKUROSHJA E DURRËSIT, HISTORIA E MOZAIKUT MË TË FAMSHËM NË SHQIPËRI?