E krijuan së bashku “Marshin e UÇK-së”/ Edmond Zhulali: Dhimbje shumë e madhe, Agim Doçi më ka lënë një boshllëk shumë të madh

agim doçi
Agim Doçi

Kompozitori, Edmond Zhulali në një intervistë në Ora News u shpreh se vdekja e poetit Agim Doçi është një humbje shumë e madhe.

Zhulali: Është një dhimbje shumë e madhe jo vetëm për mua personalisht që kam qenë në një lidhje shumë të ngushtë, lidhje miqësore por mbi të gjitha ka qenë një lidhje profesionale. Agim Doçi ka qenë një njeri shumë publik, një njeri shumë i dashur. Agim Doçi do të mbahet mend gjatë si një njeri kurajoz, si një poet jashtëzakonisht i talentuar. Agim Doçi mua më ka lënë një boshllëk shumë të madh. Me Agimin kam ndarë shumë këngë dhe kujtime historike.

Agim Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA POETI I NJOHUR, AGIM DOÇI