E kujtojmë shkrimtarin e njohur, Gavril Dara i Riu

200 vjet më parë lindi poeti dhe studiuesi Gavril Dara i Riu, një nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit shqiptar, e veçanërisht një nga zërat më të fuqishëm të komunitetit arbëresh.

Në këtë përvjetor jubilar, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e kujtoi me nderim krijimtarinë e tij, duke sjellë në vëmendje fragmente nga kryevepra e Darës, “Kënga e sprasme e Balës”, e cila tashmë është pjesë e koleksioneve digjitale në BKSH. Kjo vepër, e ndërtuar mbi traditën e epikës popullore dhe ndjeshmërinë romantike, përbën një nga gurët themelorë të lirikës sonë kombëtare.

Gavril Dara i Riu (1826–1885), arbëreshi që i dha letërsisë shqipe poemën epiko-lirike, është marrë gjithashtu edhe me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji. Ai lindi në Palac Adriani të Sicilisë, më 8 janar 1826, në një familje të shquar abëreshe. Mësimet e para i mori në Seminarin arbëresh të Palermos dhe më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi. Kryeveprën e letërsisë sonë “Kënga e sprapsme e Balës”, e botoi në vitin 1906.

Gavril Dara i Riu u nda nga jeta më 15 nëntor të vitit 1885./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËRSIA SI ART DHE INTERPRETIMI SI PROCES MENDIMI