E la në moshën 14-vjeçare, flet i biri i Mitrush Kutelit: Nëse do t’ia kishin botuar shkrimet më herët, babait do t’i zgjatej jeta

Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli, ka bërë një rrëfim për babain e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ai ka deklaruar se babait i kanë sjellë shumë problematika për botimin e shkrimeve të tij, pasi nuk pranonin redaktorët. Kuteli ka theksuar se nëse do t’ia kishin botuar më herët, të atit do t’i zgjatej jeta si çdo shkrimtari kur sheh veprimtarinë e tij letrare.

“Patjetër, e mbaja atë çantë me dokumenta kur ai do të kërkonte që t’i zgjaste jetën, sepse duke iu kushtuar vetëm veprimtarisë letrare do të kishte kohë më shumë për krijime.

Edhe kur shkrimtari sheh krijimet e tij letrare të botohen i zgjatet jeta. U botuan ‘Tregimet e Moçme’ në 1964 dhe ai vërtetë u duk sikur u përtëri. Sikur të kishin dalë pak më herët, përsëri do t’i kishin dhënë një nxitje.

Megjithëse, ai i kishte dorëzuar ato tregime prej kohësh, redaktorët e asaj kohe ia zvarritën, i thanë një herë s’kemi letër, një herë s’kemi mundësi, ka ardhur plan tjetër.

Unë dhe gjithë familja i kemi përjetuar dëshpërimet e babait e asaj kohe, sidomos sorollatjet për t’u bërë edhe një herë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve.

Aty ndikoi pozitivisht, Drago Siliqi, i cili e përkrahu shumë”, rrëfeu ai./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI I DJALIT TË MITRUSH KUTELIT: IM ATË ISHTE NJERI REBEL, JA PSE E KRITIKOI REGJIMIN E ZOGUT

Mitrush Kuteli nuk ishte vetëm një bankier i urtë, një personazh i qetë, por dhe një njeri rebel. Në 116-vjetorin e lindjes së prozatorit të madh shqiptar dhe në 80-të vjetorin e botimit të Poemit Kosovar dhe Poemi i Shëndaumit, i biri Pandeli Pasko, foli për një tjetër karakter të të atit, atë të një njeriu antikomformist.

“Akuzat që i janë bërë Kutelit nuk kanë qenë asnjë bankare, lidhur me punën dhe kontributin e tij në sistemin bankar shqiptar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


gabrielë aeroport babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

LUL BESHAJ INTERPRETON POEZINË “BIE SHI, ADRIANË” TË MITRUSH KUTELIT

Poezi e Mitrush Kutelit

Bie shi,
Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan e më vret,
dhe s’di ku të shkoj
nëpër Tiranë.

Të kërkoj,
Adrianë,
me ankth nëpër qytetn’ e shkretë,
ku shtrydhen retë
dhe diell s’lind e s’perëndon
përmbi Tiranë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

ObserverKult