Helena Kadare ishte sot në shtëpinë e profesor Rexhep Qosjes në Prishtinë. Bashkë biseduan në studion e profesorit dhe u çmallën për gjithë vitet që nuk janë takuar.
E kujtuan takimin e parë në Lidhjen e Shkrimtarëve rreth viteve 1970. Qeshën me një kuriozitet nga ai takim sepse profesor Qosja ishte njeriu i vetëm në Shqipëri që iu lejua ta mbante mjekrën, informon dritare.net. Turistëve të huaj, u duhej ta hiqnin mjekrën në momentin e ardhjes në Aeroportin e Tiranës, për çka kishte një berber të veçantë.
Të dy folën për drekën e fundit që kishin ngrënë së bashku në Prishtinë me rastin e Panairit të Librit në vitin 2000, shoqëruar me ëmbëlsirat e bashkëshortes së profesor Qosjes që nuk jeton më.
Treguan se të dyja shtëpitë, Qosja dhe Kadare, po bien nga pesha e librave, aq shumë janë ngarkuar.
Rexhep Qosja është akademik dhe udhëheqës shpirtëror i dashurisë për shqipen dhe shqiptarinë.
Helena Kadare është një nga shkrimtaret më të rëndësishme shqiptare. Pas humbjes së bashkëshortit, shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, ajo shkroi dhe botoi një libër./dritare.net
ObserverKult
Lexo edhe:
HELENA KADARE: LEXOVA DITARET E ISMAILIT DHE U MËRZITA! JA ÇFARË KISHTE SHKRUAR