E pazakontë: Këngëtari, Ed Sheeran, ndërton kishë dhe varrin në shtëpi

Këngëtari Ed Sheeran ka përfunduar punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk.

Daily Mail raporton se puna në kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë.

Ndërtesa e quajtur nga vendasit “Sheeranville” ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen. Ajo është e gjatë 65 metra, e kompletuar me një shkallë spirale.

Këngëtari 32-vjeçar, i cili jeton me gruan e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët. Disa fqinjë e kundërshtuan ndërtesën, duke thënë se tashmë kishte mjaft kisha në zonë për t’u shërbyer banorëve./javanews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ED SHEERAN GATI VRAU ELTON JOHN NË XHIRIMET E KËNGËS SË KRISHTLINDJEVE

Ed Sheeran dhe Elton John publikuan pak ditë më parë këngën e tyre të Krishtlindjeve. Por jo çdo gjë ka shkuar në mënyrë perfekte në xhirimet e klipit.

Këngëtari i hitit “Shape of you” ka treguar për Zane Lowe të Apple Music se Elton Johpër pak u vra gjatë xhirimeve.

“Ne sapo xhiruam një video muzikore për Krishtlindje. Unë pak sa nuk e vrava me një zile. Në video, ka pamjet e … Unë isha veshur si një lloj Santa Claus seksi . Dhe i jap një dhuratë, por dhurata kishte një zile të madhe metalike sipër saj. I tregova pamjet e saj sot sepse ne e ngadalësuam dhe zilja i kaloi sipër kokës dhe për pak e vrau”, tregoi Ed.

“O Zot, tmerri që kaloi nëpër trupin tim kur fluturonte në ajër. Ne kemi bërë parodi të gjitha videot e shkëlqyera muzikore britanike që erdhën në Krishtlindje”, vazhdoi këngëtari, transmeton ‘gazetametro’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult