Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.
Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo natë emocionuese, Albina ka rrëfyer së fundmi për herë të parë se në kuadër të turit të Eurovisionit, nuk kanë mundur të performojnë në të gjitha shtetet dhe sepse kanë pasur probleme me vizat.
Këngëtarja e njohur ka treguar për ‘Prive’ se të gjitha udhëtimet janë duke i bërë me pasaporta të Kosovës.
Kjo sepse shteti shqiptar, nuk i ka pajisur me pasaportë përmes dekretit. Kjo nuk ka ndodhur edhe pse të gjashtë anëtarët e familjes do të garojnë në festivalin e madh për të përfaqësuar flamurin kuq e zi. /Prive
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBINA KELMENDI OPTIMISTE: DO TA FITOJMË EDHE EUROVISIONIN
Këngëtarja nga Kosova Albina Kelmendi, bashkë me familjen e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision. Ky festival vitin e ardhshëm do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Këngëtarja pejane ka marrë bekimin e publikut nga Shqipëria dhe Kosova për të shkuar në Eurovision me këngën “Duje” . Kjo këngë është shkruar nga Eriona Rushiti dhe kompozuar nga Enis Mullaj.
Përveç si më e votuara nga publiku, Kelmendi ka marrë edhe çmimin e dytë nga juria profesionale e festivalit.
Ndërsa kjo ishte pjesëmarrja e saj e parë në Festivalin e Këngës në RTSH. Por sipas saj ftesa ka pasur edhe më herët për të qenë pjesëmarrëse.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult