Shpresa Beka është shprehur disa herë kritike ndaj punës që është bërë këto vitet e fundit në opera, por tanimë që emrin nuk e gjen mes interpretuesëve të natës gala, ka vendosur të reagojë publikisht.
Solistja së bashku me avokatin e saj ka vendosur që ta ndjekë ligjërisht këtë çështje, që sipas saj vijon prej 3 vitesh.
A2 CNN kërkoi nga Teatri i Operas dhe Baletit nëse ka edhe të tjerë kolegë të operas të papërfshirë në mbrëmjen gala, por nuk mori përgjigje.
Theksojmë këtu se nata gala që njëkohësisht është festa e këtij institucioni tanimë me një godinë të ristrukturuar, ngjit në skenë artistët shqiptarë më të njohur e më të shndritshmë të këtyre viteve të fundit si Ermonela Jaho e Ramë Lahaj, ndërsa pret si pjesëmarrës special edhe tenorin Placido Domingo./a2news.com