E quajti presidentin “të marrë”, shkrimtari polak rrezikon të burgoset

Shkrimtari polak, Jakub Zulczyk, mund të përballet me tre vjet burgim pasi kishte bërë një postim në Facebook ku shkruante se presidenti polak Andrzej Duda është një “i marrë”.

Në muajin mars, Zulczyk është paditur me akuzën e “kryerjes së një akti fyerjeje publike”.

Shkrimtari tha se kjo duket që është punë e atyre që dinë të manipulojnë me media dhe me armiqtë e presidentit, shkruan Emerging Europe.

“Kjo ndoshta ka të bëjë më shumë me një luftë brenda koalicionit qeverisës, me disa njerëz që duan të bëjnë që Duda të duket budalla. Unë nuk do të përmend emra”, tha ai.

Partia qeverisëse, për Ligji dhe Drejtësi (PiS) është kritikuar për ligjet, duke përfshirë një për fyerjen e ndjenjës fetare dhe një tjetër për fyerjen e flamujve të Polonisë ose vendeve të tjera.

“Ky vend ka ende ca rrugë për të bërë për t’u bërë vendi ku do të doja të jetoja”, tha ai ndërsa kritikon partinë opozitare dhe të majtën për mendësinë e tyre post-komuniste.

Romani i Zulczyk, “Blinded by the Lights” u bë serial televiziv për HBO Europe teksa po punon edhe për një serial tjetër./klankosova