Pak çaste pasi e montuan “Fjalori i Gjuhës Shqipe” te sheshi “Skënderbej”, një djalë e ka shkarravitur.
Ndërsa ka postuar fotot ku shihet fjalori teksa shkarravitet, ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan se, ndjen keqardhje kur sheh që mbrojtja e publikes përdoret qorrazi si justifikim për ta shkatërruar atë.
Në vetvete protesta thërret për lartësimin e ndërgjegjes kolektive, por kjo shkarravinë e sotme që njollosi për pak momente Fjalorin e Gjuhës Shqipe të ngritur në sheshin “Skënderbej” tregon se ata të ashtuquajtur protestues nuk kishin këtë mision, përkundrazi.
Ndjej keqardhje kur shoh, që mbrojtja e publikes përdoret qorrazi si justifikim për ta shkatërruar atë.
Sidoqoftë ky Fjalor do të vazhdojë të qëndrojë si një ftesë për lexim e ndërgjegjësim edhe për ata vandalizues që sot zgjodhën ta përdhosin.”,shkruan Margariti