E trishtë: Gjendet e pajetë në rrënoja aktorja e njohur turke dhe e bija

Tërmeti tragjik që ka prekur Turqinë dhe Sirinë ka lënë 40.000 viktima. Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë bërë të pamundurën të shpëtojnë sa më shumë njerëz.

Ndër njerëzit që kanë humbur jetën nga tërmeti janë edhe aktoret turke, nënë e bijë Emel Atıcı dhe vajza e saj Püryan Atıcı. 

Seriali Bir Zamanlar Çukurova mbahet mend si një projekt mjaft i suksesshëm që u shit jashtë vendit falë këtyre aktoreve.

Lajmin e hidhur e ka dhënë kompania e njohur e prodhimit të serialeve, e cila shkruan: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aıcı dhe vajzës së saj Püryan Aıcı, aktores së serialit tonë televiziv Bir Zamanlar Çukurova, në fatkeqësinë e tërmetit.

Urojmë mëshirën e Zotit për Emel Aıcı-n dhe vajzën e saj të dashur. Po ashtu të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmet. Ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre.”/shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

TËRMETI NË TURQI: KY ËSHTA AKTORI I NJOHUR I CILI SË BASHKU ME BASHKËSHORTEN U NDANË NGA JETA

Aktori i serialit “Osman” Çağdaş Çankaya dhe gruaja e saj muzikante, Zilan Tigris, u nxorën pa jetë nga rrënojat e apartamentit 9-katësh. Ky objekt u shkatërrua nga tërmeti në Yenişehir të Dijarbakirit.

Bilanci i viktimave po shtohet dita-ditës nga tërmetet 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter. Ky tërmet shkaktoi shkatërrime të mëdha në 10 provinca dhe vranë mijëra njerëz.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult