“E urrej telefonin celular të mamit tim”, kjo ka qenë përgjigja për një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila u bë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni.
Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në “Facebook”.
Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit. Dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon, transmeton ‘portalishkollor’.
Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj. Nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe.
Mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre. Dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.
“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook.
Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë. “Nuk më pëlqen telefoni, sepse mami im është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit. Dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.
Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq. Dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.
“Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”, thotë Charles Swindoll, ndaj le të tregohemi më të përgjegjshëm!
———————–
Lexo edhe:
EMOCIONUESE: I RIU NGA KOSOVA I KËNDON ME LOT NË SY VENDLINDJES NË “AMERICAN IDOL”, ÇUDIT JURINË ME ZËRIN E TIJ (VIDEO)
ObserverKult