E veja martohej natën, që të mos shihte kurrgjë përreth sepse…

dasma

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, martesa e parë konsiderohej ngjarje shumë e rëndësishme, jo vetëm për bashkëshortët, por edhe për familjet e fiset e tyre. Një vlerësim i tillë shprehe edhe në krijimet popullore si në këngë, anekdoda, fjalë të urta etj.

Kanë qenë më të përhapura, pothuajse në të gjitha krahinat e hapësirës shqiptare në Ballkan këto proverba: “Fati i parë-lulja në ballë”, “Qorr e me një sy të isha, po gruan e parë ta kisha”, “Kurorë e parë-yll në ballë, kurorë e dytë-të dalin sytë, kurorë e tretë-të fut në dhetë”.

Këto konceptime për martesën e parë ndikonin që në shoqërinë tradicionale t’i kushtohej vëmendje e veçantë, jo vetëm përzgjedhjes së ndërsjellë të partnerëve, por edhe ceremonisë së dasmës që lidhte me kurorë martese një vajzë dhe një djal beqar.

Por nuk ndodhte kështu me martesat e dyta, të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve, lidhnin me kurorë dy bashkëshorë të ve, por edhe të divorcuar, edhe pse kjo e fundit pak më rrallë sepse tradicionalisht numri i divorceve tek shqiptarët ishte i ulët.

Në shumicën e krahinave të Shqipërisë, dasma e dytë që lidhte me kurorë martese dy bashkëshortë të ve, përgjthësisht realizohej me shumë pak njerëz, më së shumti familjarë e të afërm. Martesa e parë realizohej ditën ndërsa martesa e dytë, në shumicën e rasteve realizohej natën.

Pse në aleancë me errësirën?

Sipas mendësisë shqiptare, të vejat nuk mund të shkonin te burri ditën, por natën, pasi të kishte rënë terri i mbrëmjes ose para agimit, ende pa dalë drita, për të mos parë kurrgjë rreth e rrotull.

Kjo sipas bestytnive, gjithkund ku ato i lëshonin sytë s’do të zhvillohej më. Sytë e gruas së ve duhej të shihnin sa më pak, mundësisht asgjë, sepse shikimi i tyre sillte ters deri në fatkeqësi.

ObserverKult

lexo edhe:

“Të qara me ulërima”… si bëhej dasma shqiptare në vitet e ’80-të