Me kalimin e viteve, përrallës së famshme të Hans Kristian Andersen, botuar për herë të parë në vitet 1830, dhe e përkthyer në anglisht në vitet 1870, i janë bërë një sërë adaptimesh kinematografike. Ndoshta më i famshmi nga të gjithë është filmi artistik i animuar i vitit 1989 nga Disney.
Sipas këtij varianti, sirena e vogël e quajtur Ariel, bie në dashuri me një princ. Për t’i shpëtuar qenies së saj si një krijesë e detit, Ariel bën një ujdi faustiane me një shtrigë deti (e quajtur Ursula në filmin e Disney) për të ndryshuar gjysmën e saj të poshtme prej peshku me këmbë të vërteta njerëzore, në mënyrë që ajo të mund të jetojë e lumtur përgjithmonë në tokë.
Por në këmbim, sirena e vogël duhet të heqë dorë nga zëri i saj i mrekullueshëm.
S’ka nevojë të thuhet se përshtatja nga Disney e “Sirenës së Vogël”, ka një fund të lumtur sepse një sërë ndryshime të historisë origjinale. Në përrallën e Andersen, sirena e vogël, e cila nuk ka emër, humbet më shumë sesa thjesht zërin e saj. Shtriga e detit ia pret gjuhën.
Ndërkohë në versionin e Disney të ”Sirenës së Vogël”, princi në histori quhet Erik, por në versionin e Hans Kristian Andersen, ai nuk përmendet me emër. Eriku është i pashëm dhe i guximshëm, ndërsa në versionin e Andersen, ai sheh vajza të skllavëruara duke kërcyer.
Mes vajzave është edhe sirena, pasi ka arritur marrëveshjen me shtrigën e detit për të dalë në tokë të thatë. Një princ që sheh vajzat e skllavëruara të kërcejnë, është qartazi fyese për ndjeshmëritë e sotme.
Për më tepër, në versionin e Andersen, marrëdhënia e sirenës me princin është goxha toksike, dhe ai nuk duket se ka ndërmend të martohet me të. Madje në fund të përrallës së Andersen, sirena nuk martohet me princin por përfundon me dikë tjetër.
Në një moment ajo vdes duke u vetëvrarë, në pamundësi për të goditur me thikë princin që po fle pranë nuses së tij të re. Si ngushëllim, sirena nuk shndërrohet në shkumë deti sapo vdes. Sipas Andersen, sirenat nuk kanë shpirt.
Në vend të kësaj, ajo vazhdon të jetojë mes “bijave të ajrit”, krijesave të brishta me bazë ajrore, të cilat ashtu si sirenat “nuk kanë shpirt të pavdekshëm, por mund ta fitojnë një të tillë me veprat e tyre të mira” shkroi Andersen.
Kjo ngjan logjike sepse në versionin e autorit danez, kur sirena zbret në tokë, nuk mund të kthehet më në shtëpinë e saj. Në lidhje me marrëveshjen, sirena në historinë e Andersen heq dorë shumë më tepër sesa vetëm gjuha e saj, dhe çmimi i plotë që paguan tingëllon torturues.
“Çdo hap që do të hidhni, do të ndjeni sikur po shkelni mbi tehun e thikës”-thotë shtriga e detit në tekstin burimor. Magjistarja e detit vazhdon më tej:”Sapo të kesh marrë një formë njerëzore, nuk mund të bëhesh më një sirenë. Nuk mund të kthehesh kurrë nëpër ujëra tek motrat e tua apo tek pallati i babait tënd!”.
Eliksiri magjik që pi sirena, është i përzier me gjakun e shtrigës së detit. Dhe nëse ajo nuk arrin të fitojë princin, do të vdesë nga dëshpërimi. Për më tepër, sirena e Andersen udhëhiqet nga një personazh i mençur, gjyshja e saj, që mungon në versionin e paraqitur nga Disney.
Është pikërisht gjyshja, ajo që i bën me dije mbesës së saj se sirenat që jetojnë qindra vjet nuk kanë shpirt, dhe kur vdesin shndërrohen në shkumë deti. Kjo është ndryshe nga njerëzit, thotë ajo, shpirtrat e të cilëve jetojnë përgjithmonë. Ashtu si gjyshja, sirena në përrallën e Andersen ka motra, të cilat luajnë një rol shumë më të madh në versionin e tij, duke vepruar si sirena mitologjike, duke joshur marinarët drejt vdekjes me këngët e tyre. / Grunge – Bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NA ISHTE NJË HERË… 10 MIJË VJET MË PARË, ZBULOHET “PËRRALLA” MË E VJETËR NË BOTË