“E zbulova kur isha 24 vjeç duke provuar një bluzë”, arkitektja nga Lushnja tregon luftën me kancerin

Historia e Desara Qoses, arkitektes nga Lushnja që rrëfeu luftën me kancerin e gjirit, u trajtua në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo zbuloi se u diagnostikua me tumor në moshën 24-vjeçare dhe shkak për kontroll u bë një moment rastësor kur ishte duke provuar një këmishë.

Vizitë pas vizite dhe ndërhyrje pas ndërhyrje, Desara tregoi se iu është nënshtruar disa operacioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi për fat të keq sëmundja rishfaqej. Pas 7 ndërhyrjeve ajo më në fund gëzon shëndet të plotë, edhe pse pas gjithë këtyre viteve asgjë nuk ka qenë e lehtë.

Për fat të keq, Desara ka humbur nga kjo sëmundje një mikeshë italiane që e kishte njohur teksa kuroheshin të dyja në Milano.

Mesazhi i bashkëshortit të së ndjerës që i tregonte se ajo nuk ia kishte dalë, bëri që Desara të përlotej në studio.

Megjithatë ajo iu bëri thirrje të gjitha grave që të mos i neglizhojnë kontrollet, sepse ka shpresë kur sëmundja zbulohet në kohën e duhur.

————————————————————————————–

LEXO EDHE: IA DEDIKOI BURRIT. LETRA E SHKRIMTARES PARA VETËVRASJES

Nga: Virginia Woolf (letra e shkruar para aktit të vetëvrasjes, dedikuar burrit të saj, Leonard Woolf)

“Jam e sigurt se do të çmendem përsëri. E ndiej se nuk mund t’i përballojmë edhe një herë kohët e tmerrshme. Dhe unë nuk mund të bëhem më mirë kësaj radhe.

Kam filluar të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqendrohem. Ndaj do të bëj gjënë më të mirë. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që mund të ekzistojë.

Ti ke qenë gjithçka që një Njeri mund të jetë. Unë besoj se dy njerëz nuk mund të kishin qenë më lumtur derisa kjo sëmundje e tmerrshme u shfaq. Unë nuk mund të luftoj më gjatë.

Unë e di se po e dëmtoj jetën tënde dhe pa mua ti mund të punosh. Dhe e di se do të punosh. E sheh as ta shkruaj siç duhet këtë letër nuk ia dal dot. Dua vetëm të të them se lumturia e jetës sime është falë teje.

Ti ke qenë tejet i duruar me mua dhe jashtëzakonisht i mirë. Dua të ta them këtë – kushdo e di. Nëse dikush do të mund të më shpëtonte ai do të ishe ti.

Gjithçka është larguar nga unë veçse siguria për mirësinë tënde jo. Nuk mendoj se dy njerëz mund të jenë më të lumtur nga sa ishim ne”.

Përktheu: Elona Caslli