E zhdukur prej katër ditësh, gjendet aktorja e njohur

Mediat e huaja kanë raportuar se aktorja Tanya Fear është gjetur pasi u raportua e zhdukur prej katër ditësh në Los Angeles.

Sipas “CNN”, policia u njoftua se Tanya ishte gjetur dhe ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera. Aktorja u raportua e zhdukur më 9 shtator nga miqtë dhe familja e saj të cilët duke përdorur hashtagun #FindTanyaFear në  rrjetet sociale, kërkuan ndihmën e ndjekësve për të ditur vendndodhjen e saj, transmeton ‘lapsi.al’.

Fear ka luajtur rolin e Dr. Jade McIntyre në një episod të serialit  “Doctor Who”.

LEXO EDHE: Koncerti i 17 shtatorit në Tiranë: Ermal Meta rrëfen emocionet para koncertit