E zhytur në borxhe në serial, por në realitet ylli i “Squid Game” po fiton miliona

Ajo është një dezertore dhe një e re e zhytur në borxhe në serialin koreano-jugor, “Squid Game. Që ka pasur një shikueshmëri të jashtëzakonshme në javët e fundit.

Por në realitet, jeta e bukuroshes 27-vjeçare HoYeon Jung ka ndryshuar brenda një jave.

Së fundmi, ajo ka nënshkruar një kontratë me Louis Vuitton. Duke u bërë imazhi i kompanisë në koleksionin e saj të fundit të veshjeve e bizhuterive.

Jo vetëm kompania franceze, por edhe Adidas e Fendi kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje me HoYeon.

Tregues i famës së jashtëzakonshme që ka fituar 27-vjeçarja sigurisht që janë rrjetet sociale.

Një javë më parë, ajo ndiqej nga 500 mijë persona në Instagram, ndërsa sot, atë e ndjekim më shumë se 18 milionë persona. Duke e bërë aktoren më të ndjekur nga Koreja e Jugut, transmeton ‘a2news.com’.

“Squid Game” pritet të bëhet seriali më i shikuar i të gjitha kohërave. Ndërsa prodhimi i Koresë së Jugut po sjell një ndikim të jashtëzakonshëm komeracial dhe kulturor në botë.

E zhytur në borxhe në serial, por në realitet ylli i “Squid Game” po fiton miliona

=====================================================

LEXO EDHE: Sekreti që fshihet prapa serialit “Squid Game”- aktorët dhe stafi realizues tregojnë prapaskenat

Kasti i aktorëve dhe ekipi realizues i “Squid Game” kanë hedhur dritë mbi ndërlikimet e secilës lojë të paraqitur në serialin e shumë shikuar korean të zhanrit dramë.

Seriali i Netflix-it ka pushtuar botën javët e fundit. Duke u bërë një nga shfaqjet më të popullarizuara në histori, shkruan DailyMail.

Ky serial ka të bëjë me 456 lojtarë të cilët marrin pjesë në një maratonë lojërash për fëmijë për të fituar çmim marramendës. Megjithatë ka pasoja vdekjeprurëse për humbësit.

Në një video prapa skenave të shpërndarë nga Netflix, regjisori Hwang Dong-hyuk, drejtori i artit Chae Kyoung-Sun dhe një numër yjesh të serialit zbuluan prapaskenat dhe hollësitë e secilës lojë – përfshirë kukullën e famshme të përdorur në lojën e quajtur “Drita e kuqe, drita e gjelbër”, sfondet ‘ëndërrimtare’ dhe tmerri i madh i ndjerë mes aktorëve.

Regjisori Hwang tha: “Ne menduam se një serial i ri në lidhje me lojërat e mbijetesës, me më shumë karakteristika koreane do të ishte argëtuese”, ndërsa drejtori i artit Chae tha: “Ne krijuam vendet dhe shfaqjet duke u përpjekur t’i bëjmë shikuesit të mendojnë për qëllimet e fshehura të ‘Squid Game’ me ne”.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU