Eco: Njohuritë e përafërta janë më të dëmshme se injoranca totale…

Umberto Eco

Nga Umberto Eco

“E keqja e vërtetë në botë”, i tha Carlo fantazmës së Umberto Eco “është një dhe e vetme: injoranca!”.
“Në realitet është gjysmë injorancë”, komentoi profesori.
“Çfarë do të thuash?”
“Dua të them se injoranca e shëndetshme dhe e plotë nuk bën dëm.

Për shembull, kur isha gjallë dhe jetoja në shtëpinë time në Milano, nuk dija asgjë për sistemet elektrike dhe nuk kisha njohuri për këtë temë.
Prandaj, i vetëdijshëm për këtë, u mbështeta plotësisht tek elektricisti im.
Kjo për shkak se injoranca totale shoqërohet edhe me respekt të frikshëm për temën e injoruar, dhe rrjedhimisht nga përulësia.

Sidoqoftë, nëse do të kisha lexuar dy-tre manuale në atë kohë dhe, i bindur se i kisha përvetësuar njohuritë, do ta kisha marrë në kokë për të ndërtuar vetë sistemin elektrik, ndoshta do t’i kisha vënë zjarrin bibliotekës sime të jashtëzakonshme”.
“Pra po më thoni se njohuritë e përafërta janë më të dëmshme se injoranca totale?”
“Pikërisht, veçanërisht kur kombinohet me një karakteristikë tjetër shumë të zakonshme.”
“Kush është kjo karakteristikë?”
“Marrëzia.”

(Marrë nga muri i Saimir Kadiu)

ObserverKult


Umberto Eco

Lexo edhe:

UMBERTO ECO DHE MËSIMET E JETËS SË NJË MJESHTRI TË JASHTËZAKONSHËM

Të flasësh për të dhe tërësinë e tij është e vështirë, ndoshta pothuajse e pamundur. Por ne mund ta kujtojmë atë përmes fjalëve, mendimeve dhe shkrimeve të tij. Nëpërmjet mësimeve të çmuara.

Filozof, shkrimtar, gazetar, semiolog dhe eseist. Opinionist,profesor universiteti dhe bibliofil. Umberto Eco ka bërë aq shumë sa do të ishte e pamundur t’i rendisje të gjitha.

Sepse ai profesionalisht ka arritur të përmbushë shumë role, duke mos lejuar asnjëherë që të përkufizohet individualisht prej tyre.
Është e vështirë të rrëfesh njeriun në tërësi, por ne mund ta kujtojmë atë për gjithçka që na mësoi. Për gjithçka që na la. Ishte dhe do të jetë gjithmonë mësues i jetës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult