Edgar Allan Poe: Liqeni



Kur isha djalë, më vjen ndër mend
Në gjith’ këtë botë qe një vend
Edhe sot, nuk them se s’më pëlqen
Por jo aq shumë sa një liqen
Me shkëmbinj të zij, si i vetmuar,
Dhe me pisha hijerënda qarkuar.

Kur nata hidhte velin e saj
Përmbi atë vend, si mbi gjithçka,
Një er’e mistershme fillonte
Duke pëshpëritur këndonte,
Ah – atë çast gjëndesha zgjuar,
Më trëmbte liqen i vetmuar.

E prapë, nuk qe aq e frikshme,
Madjé, kënaqësi e dridhshme,
Një ndjenjë që as dhe një thesar
Nuk më ndih dot ta them me fjalë –
As dashuria jot’e gjallë.

Në ato ujra banonte Vdekja,
Varr, që kisha frikë ta prekja,
Për atë që donte ngushëllim
Mjaft ta kujtonte, qe lehtësim
Në të dhe shpirti m’i vetmuar
Gjente një Eden t’ëndërruar.

© shqipëroi Maksim Rakipaj