Edhe Galeria Kombëtare e Kosovës dhe kinemaja “Lumbardhi” do të rinovohen

Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Kinemaja “Lumbardhi” do të rinovohen, këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë punimet për rregullimin e infrastrukturës kulturore po vazhdojnë dhe në këtë listë do të jenë edhe Galeria Kombëtare e Kosovës e kino “Lumbardhi”.

“Pas hartimit dhe miratimit të projekteve zbatuese, janë shpallur procedurat e prokurimit për punime rinovimi në dy hapësira të rëndësishme kulturore: Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (1.7 milion euro), Kinemaja e qytetit “Lumbardhi”, Prizren (1 milion euro)”, thuhet në njoftim.

ObserverKult


Lexo edhe:

KOSOVË-SHQIPËRI, JAVA KULTURORE KOMBËTARE/ ZBULONI AKTIVITETET QË DO TË ORGANIZOHEN NGA 21 DERI MË 30 NËNTOR