Shkruan : Blerim Valla
Në qendër te Gjakovës, te parku i madh i qytetit, në organizim të komunës së Gjakovës, në mënyrë festive u zbulua shtatorja e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, në 619-vjetorin e tij të lindjes dhe në 25 – vjetorin të çlirimit të qytetit të Gjakovës, punuar nga e skulptori Tal Istrefi.
Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Skënderbeut morën pjesë personalitete e të njohura dhe zyrtarë lokalë, të prirë nga i pari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Këtë përurim të shtatores e begatuan me paraqitjet e tyre skenike edhe këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si Kastriot Tusha, Shkurte Fejza, ilir Shaqiri, Selami Kolonja, Enkelejda Arifi, Nikollë Nikëprelaj etj. por edhe grupe mysafire si dhe shoqata arbëreshe, pastaj nga Çamëria, nga Amerika, Zvicra, Kosova etj, si shoqata “Vatra” nga Stambolli, Shka “Rapsha” nga Malesia e mbi Shkodrës, Shka Aromë Laberie , etj.
Përndryshe Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet si heroi i rezistencës ndaj otomanëve.
Kishte edhe kritika rreth shtatores duke e konsideruar kiç pasi ka disproporcion me trupit të.kalit dhe trupit të kryeheroit!
ObserverKult