Nga Arjola Zadrima
– Nuk kam njoftë njiri ma të paqetë se ti…
Ishte kjo frazë e mikes teme që më shkundi supesh. U mpiva, asnjiherë nuk isha kthy me njohë vedin, kaq e shpejtë asht jeta.
Gabimi fillon pikërisht aty ku ti kujdesesh për gjithçka dhe harron se jeton edhe ti.
U ndala, mora frymë thellë por gjoksi me theri. Në të qindtat e sekondit më kalojnë shumë mendime nëpër kry. Ime bijë, im bir, jeta, hapat, guximi, sfidat, rrëzimi po rrëzimi.
Pse si kujtoni se gratë si unë nuk rrëzohen? Kujtoni se nuk ndjejnë?
A mos ndoshta mendoni se eci mbi tapetin e kuq çdo sekond të jetës….
Edhe gratë si unë rrëzohen, por nuk e thonë ky ndoshta asht ndryshimi.
Edhe gratë si unë sfidojnë vedin çdo ditë, por nuk e thonë.
Edhe gratë si unë përplasen me hundë e buzë në tokë, e kur çohen u dhemb gjithë trupi e jo vetëm, por edhe shpirti sepse nuk e kanë luksin me u ulë, me kja fort, me u ngushëllu. Na duhet me u çu vetë, me kja pa za, me fshi lotët e më ecë prapë me krye nalt.
Edhe gratë si unë ndjejnë, dashurojnë e jo këdo që u del para.
Por historitë e vjetra sa bota, ata njerëzit që i mbajtën në shpirt prej shekujsh. Edhe atyne si unë ua shtrojnë rrugën në ar veç për nji prekje a për nji natë. Por për dreq kemi kurdisë një zemër në të shkumen që nuk ndreqet me kohë tjetër.
Ato gratë si unë gjenden të vetmueme, diku në nji bar me nji gotë a veç një kafe, nuk u duhet dikush tjetër me çu pluhun a më kriju biseda, u zhurmon mendja ma shumë se një turmë.
Por edhe ato gratë e forta kanë pasiguritë e tyne, debulesat, kanë ndjesi kaq të forta sa shemben veç me një mendim.
E ju s’keni me e kuptu kurrë sepse një gru e fortë qesh dhe dhimbjen e merr me vedi…
Keni kujdes kur ta ndeshni një të tillë, nuk po ju len mbas dore, nuk po ju ban sekondar, nuk po merr asgja të mirëqenë, as të detyron me e dashtë, asht veç tuj u mbështet pak sa më u çu në kambë.
Mos vritni çka ju don me shpirt./ ObserverKult