Në Festivalin e Venedikut krahas filmave të tjerë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë kinematografik është shfaqur edhe filmi “Bota jonë” i regjisores 22-vjeçare Luana Bajrami.
Filmi i regjisores Bajrami, po garon në kategorinë “Orizzonti Extra”.
Ndërkohë, këtë film e kanë ndjekur së fundmi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me regjisoren Bajrami, producentët Valbonë Rahmani dhe Eric Toledano, aktorët e roleve kryesore, Elsa Mala, Albina Krasniqi, Don Shala, Aurora Ferati, Gani Rrahmani, Uratë Shabani dhe Tristan Halilaj.
Së bashku me krejt këta ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, Blerta Zeqiri, drejtoresha e QKK-së si dhe Rozafa Imami, këshllitare politike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ekipi kosovar i prirë nga kryeministri Kurti u përshëndet dhe përgëzua për filmin nga Roberto Ciccutto, Presidenti i Bienales së Venedikut gjatë koktejit të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Itali.
Filmi “Bota jonë” është produksioni i parë që përfiton nga marrëveshja e bashkëprodhimit kinematografik që Franca dhe Kosova nënshkruan në Festivalin e Filmit në Kanë 2022.
Para tij, në Venedik janë shfaqur “House keeping for beginners”, me aktore Rozafa Çelaj e Ilire Vinca. Pastaj për të vazhduar me “A Short Trip” të Erenik Beqirit nga Shqipëria, ku luajnë edhe Luana Bajrami e Arben Bajraktaraj./
ObserverKult
Lexo edhe:
“ZGJOI” FILMI KOSOVAR QË PRET SUKSES NË OSCAR, NËN ETHET E NOMINIMIT DERI MË 8 SHKURT
Çmimet Oscars kanë hapur zyrtarisht votimin për nominime të filmave, ndërsa filmi kosovar “Zgjoi” po pret të fitojë nominimin, pasi është në listë të ngushtë të filmave ndërkombëtarë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
ALEKSANDËR ÇIPA: VIZITË NË FSHATIN E BRAKTISUR
Këtu dhe era nuk heq më fletë,
Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.
Në oborre dhe kopshte, vetëm bosh
Dhe nëpër pragje ca grushte dhera.
Në botë të heshtjes-në varreza,
Freski e cungët një varr i ri.
Kortezhet me të paktë njerëz,
Një kuje dhe, më shumë vetmi.
Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,
Muret me gropa i janë bërë.
Nga malli për ikjen e frymëve,
Në bosh, si nën regjim e rënë.
Dy herë takime bën me dritën,
Në ag kur lind, dhe perëndon.
Shtëpi e vjetër që ka vatër,
Por nuk ka zjarr, hiri sundon.
Këtu veç era bën shërbime,
Dhe zë të vetëm çon përhera.
Nën dhé përherë gjenden ata,
Zëvendës boshin paska jeta!
ObserverKult