Edhe një çmim ndërkombëtar për filmin “Klithma”

Filmi “Klithma” i regjisorit Korab Lecaj ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” në edicionin e 7-të të festivalin e filmit “West Nordic International”.

Vetë regjisori Lecaj ka thënë se filmi i tyre është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia, Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia dhe Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia.

“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-ja, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj.