Edhe një kullë e njohur po restaurohet, ministri Hajrulla Çeku tregon se për cilën bëhet fjalë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon ruajtjen e historisë sonë përmes aseteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Kjo po bëhet gjegjësisht përmes punimeve për restaurimin e objekteve kulturore në krejt vendin.

Së fundmi, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punime për restaurimin e Kullës së Gjylë Kadrisë në fshatin Rastavicë në Deçan.

Kjo Kullë është ndërtuar në shekullin XIX, ndërsa kësaj kulle tipike dukagjinase me shumë kujdes do t’i ruhen vlerat që i ka.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN

Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.

Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës. Medreseja e Vogël dhe Xhamia e Sefës dhe dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit.

Kështu ka njoftuar në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këto objekte fetare me rëndësi kulturore e historike tashmë të përfunduara i ka vizituar nga afër i pari i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku. Ai ishte së bashku me Kryeimamin e Kosovës, Vedat ef.Sahiti, dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja institucionet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


U DOGJ MUAJ MË PARË, NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT TË MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË

Në muajin gusht të këtij viti është djegur objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë, pra ka pasur fatin e njëjtë sikurse shumë objekte kulturore që janë dëmtuar së fundmi në vend.

Por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se tashmë kanë filluar punimet për restaurimin e këtij objekti. Ky objekt do t’i kthehet komunitetit shumë shpejt.

“Në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë. Si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera. Do të vazhdohet me projektin e restaurimit. Kjo për ta kthyer këtë aset të çmueshëm në gjendjen e mëparshme”, ka njoftuar MKRS-ja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult