Albana Muja u vlerësua me çmimin prestigjioz për “Skenarin më të Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kili.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës ku thuhet se filmi “Okarina”, me regji të Alban Zogjanit dhe skenar të shkruar nga Albana Muja, u vlerësua me çmimin prestigjioz për “Skenarin më të Mirë” në kategorinë e Filmit Artistik Ndërkombëtar të Fiksionit, në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Rengos në Kili./rtklive
ObserverKult
Lexo edhe: