reklamë

Edhe një sukses i kinematografisë shqiptare, Renis Hyka fiton çmim në Berlinale

Kinematografia shqiptare ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në skenën evropiane: regjisori shqiptar Renis Hyka është shpallur fitues i programit prestigjioz “The Dream Makers” në edicionin e 76-të të Berlin International Film Featival, duke ndarë çmimin me regjisorin britanik Alfie Baker.

Projekti fitues i Hykës do të realizohet nga Studio Babelsberg një prej shtëpive më të njohura evropiane të prodhimit filmik, e njohur për bashkëpunime me kineastë të mëdhenj dhe standarde të larta artistike e teknike. Ky partneritet pritet t’i garantojë projektit një prezencë të fuqishme në tregun ndërkombëtar të filmit.

Suksesi i Renis Hykës vlerësohet si një hap i rëndësishëm për kinemanë shqiptare, duke forcuar profilin e saj në industrinë globale dhe duke krijuar mundësi të reja për projekte me impakt ndërkombëtar. 

ObserverKult


Lexo edhe:

Fernando Pessoa: Po të mund t’ia ngulja dhëmbët krejt tokës