Me prezantimet e saja kudo nëpër botë po vazhdon të na bëjë krenarë çdoherë. Bëhet fjalë për sopranon e njohur, Marigona Qerkezi, e cila së fundmi ka arritur edhe një sukses të radhës.
Bëhet fjalë për futjen në listën e top 10-yjeve në ngritje për vitin 2023 të Operwaire.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa më tej ka theksuar se ky sukses i saj është vazhdimësi e performancave në teatrot më prestigjioze botërore dhe fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare.
“Shumë krenarë me triumfet e saja dhe falënderime për promovimin që i bën vendit e kulturës tonë nëpër botë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
ObserverKult
Lexo edhe:
SOPRANOJA MARIGONA QERKEZI: MISHËROHEM ME ROLET QË INTERPRETOJ…
Sopranoja Marigona Qerkezi është një nga artistet tona që ka tërhequr vëmendjen me performancat e saj në skenat teatrore në SHBA, Holandë, Itali, Slloveni, Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjë.
Ajo është lauruar me çmime të shumta prestigjioze në botë.
Keni bërë paraqitjen e para skenike si fëmijë, që në moshën 6-vjeçare. Si ishte fillimi udhëtimit tuaj artistik?
Marigona Qerkezi: Sfida e parë ishte që unë të udhëheqja programin në rolin e moderatores si dhe në të njëjtën kohë të performoja si soliste në moshën 6-vjeçare në Ljubljanë. Ende e kujtoj ate performancë. Isha tejet e lumtur dhe mezi prisja të dal në skenë, ndjenjë e cila më shoqëron çdoherë edhe sot.
– Jeni vajza e profesoreshës së njohur, e mezzosopranos Merita Juniku, a ju ka ndihmuar ky fakt. A ka qenë ajo “fajtori” që ju merreni me këtë profesion?
Marigona Qerkezi: Vajzë e mezzosopranos dhe pedagoges Merita Juniku është privilegj të jesh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult