Edhe një sukses i shfaqjeve nga Kosova, fitojnë dy çmime në Mal të Zi

Përkundër sulmeve nga mediat nacionaliste serbe, profesionistët e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Alternativ (FIAT) çmimin për shfaqjen më të mirë e kanë ndarë për “The Handke Project”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Rrustemi Nezirajt.
Ndërsa çmimin për aktorin më të mirë për Arben Bajraktaraj.

Shfaqja “The Handke Project”, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it”, është projekt teatror ndërkombëtar. Pra, ky projekt ka bërë bashkë një kastë artistësh nga shumë vende evropiane.

Si prodhim i Qendrës Multimedia (Kosovë) në bashkëpunim me Festivalin Mittelfest dhe Teatrin e Pergolas (Itali), Teatrin e Dortmundit (Gjermani),  Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS & Teatrin Kombëtar të Sarajevës (Bosnjë dhe Hercegovinë), për temë qendrore ka vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit ‘Nobel’ për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirëdokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë.

Në këtë shfaqje luajnë: Arben Bajraktaraj, Ejla Bavçiç, Adrian Morina, Klaus Martini, Verona Koxha dhe Anja Drlević.

ObserverKult


Lexo edhe:

RISKENOHET SHFAQJA “SISTERS” NË PËRVJETORIN E VDEKJES SË AHMET BRAHIMAJT

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës ka dhënë reprizën e shfaqjes “Sisters”. Kjo me rastin e shënimit të njëvjetorit të vdekjes së Ahmet Brahimaj, ish-drejtorit të Baletit të Kosovës dhe njërit ndër anëtarët e parë të gjeneratës së baletit kosovar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult