Në garat ndërkombëtare të pianistëve të rinj që janë mbajtur në qytetin e Vranjes në Serbi, Diellza Uzeiri nga Tetova ka zënë vendin e parë.
Garat janë zhvilluar në një konkurrencë të fortë me shumë garues nga disa shtete në shkollën e muzikës “Stevan Mokranjac”, ku Uzeiri është vlerësuar me 98 pikë me çka edhe është renditur e para në këto gara.
Ndryshe, Diellza ndjek mësimet për muzikë, gjegjësisht piano në shkollën e muzikës “Todor Skallovski” në qytetin e Tetovës në klasën e Anastasia Vollçevska Obadikj.
/ fol.mk
ObserverKult
—-
Lexo edhe:
PIANISTJA ARIA ELIZE BULLIQI, 11-VJEÇARJA NGA KOSOVA, FITUESE E SHUMË ÇMIMEVE VENDORE E NDËRKOMBËTARE
Aria Elize Bulliqi është vetëm 11 vjeçe por sukseset e saj nuk po kanë të ndalur. Aria, e cila rrugën e muzikës, e ka nisur që 5 vjeçe ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale në vend, rajon dhe garat evropiane derisa Kosovën e ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë dhe me shumë krenari.
Koncerti i parë i Arias ishte në ‘Spring Koncert’ në vitin 2021, ku u stolis me një mirënjohje. Po në të njëjtin vit, Aria vazhdoi me sukses në garat rajonale. Pianistja e vogël, Aria mori çmimin e I-rë absolut në Festivalin ‘Artisti i Ri’ në Tetovë si dhe vendin e III-të në Festivalin ‘Pianisti i Ri’ në Prizren dhe në ‘Ars Kosova’.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult