Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” ka fituar edhe një çmim tjetër në një festival në Vjenë të Austrisë.
Filmi është me skenar dhe regji nga Aurel Naqi dhe do të bëjë ndalesën e radhës në edicionin e 27-të të festivalit të filmit në Filadelfia, ku konkurron për dy çmime: Drama dhe aktorja më e mirë.
Ndërsa në festivalin e filmit në Lindenhurst konkurron për 6 çmime përfshirë, aktorja dhe drama më e mirë.
Gjithashtu filmi do të marr pjesë edhe në dy festivale të rëndësishme në muajin tetor:
-Louisville International Film Festival
-ARPA International Film Festival
Filmi do të përfundojë garën e festivaleve në pranverë dhe më pas do të vijë për publikun shqiptar.
ObserverKult
Lexo edhe:
FILMI SHQIPTAR SUKSES NË LONDËR/ “KËTU VALLËZOHET ME HIJET” RRËMBEN DY ÇMIME