Edhe një sukses: Solistët e TKOB fitojnë në konkursin evropian

Abigeila Voshtina, drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, uroi dy artistët shqiptarë që fituan në edicionin e 77-të të konkursit “Comunita Europea” në Itali.

Baritoni Artur Vera dhe sopranoja Suada Gjergji u shpallën fitues të konkursit, mes 100 të rinjve nga e gjithë Evropa.

“Krenare të shoh se si të rinjtë, të cilët kanë spikatur në TKOB, lartësojnë anekënd, në mënyrë dinjitoze, vlerat tona kombëtare kulturore. Po ashtu promovojnë potencialin e tyre në zhanre të ndryshme muzikorë”. Kështu ka shkruar Abigeila Voshtina, në rrjetet sociale.

Konkursi u zhvillua në Teatro Nuovo Gian Carlo Menotti, në Spoleto dhe artistët shqiptarë u renditën mes 10 emrave fitues.

Presidente e këtij konkursi ishte sopranoja e mirënjohur Katia Ricciarelli.

Artur Vera dhe Suada Gjergji janë solistë të TKOB. 

Në fillim të 2023, ishte një tjetër artist i TKOB që u shpall fituesi i një konkursi europian për këngëtarët e rinj lirikë operistikë.

Ai është Xhieldo Hyseni, i cili e fitoi konkursin me rolin e Sarastro-s në operën “Flauti magjik” nga Mozart./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

PROPOZIMI I MINISTRES SË KULTURËS: TEATRI KOMBËTAR I OPERËS DHE BALETIT TË SHKËPUTET NGA VARËSIA NGA SHTETI

Gjatë prezantimit të analizës së performancës katërvjeçare nga Zana Çela, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka propozuar që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit të shkëputet nga varësia nga shteti.

Ajo shprehet, se ky institucion i saporikonstruktuar le të jetë i pari që do t’i jap jetë kësaj konkurrence në vend

Takimi i para pak ditëve me dyer të mbyllura mes ministres së Kulturës, Elva Margariti, drejtoreshës së Teatrit të Operës Zana Çela dhe stafit artistik në godinën e restauruar për performancën të TKOB-së, analizën katërvjeçare e pati vetëm si justifikim.

Si çdo vendim që ndryshon fatet e institucioneve të kulturës, edhe kësaj here propozimi i për shkëputjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore nga Ministria e Kulturës u tha mes rreshtave, si të qe se po i lihej për menaxhim kostumi i “Madame Butterfly” ndonjë fondacioni.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult