Edhe përkundër shtimit të rasteve me Covid-19, rihapet Taxh Mahali

Taxh Mahal, monumenti emblematik i Indisë, u rihap sot pas gjashtë muajve mbylljeje për shkak të Covid-19, në një vend që po kërkon t’i rikthehet normalitetit pavarësisht rritjes së infektimeve me koronavirusin e ri.

India me 1,3 miliardë banorë, numëron më shumë se 5,4 milionë raste me koronavirus, vendi i dytë në botë më i prekur pas SHBA-së, që ka regjistruar rreth 100.000 raste të reja çdo ditë.

Por, pas kufizimit kombëtar të dekretuar në fund të marsit, lehtësuar me etapa që prej fillimit të qershorit dhe që ka privuar nga të ardhruat dhjetëra milionë persona, kryeministri, Narendra Modi, nuk ka treguar aspak prirjen për të imituar vendet e tjera, duke shtrënguar sërish rripin.

Përkundrazi, qeveria po e lehtëson gradualisht kontrollin për t’i dhënë ajër ekonomisë, duke hequr kufizimet e vendosura në fluturimet e brendshme, trenat, tregjet ose restorantet dhe duke autorizuar përsëri, nga sot, vizita e Taxh Mahal, që u mbyll që nga 17 marsi.

Ndërtuar në shekullin e XVII në Indinë veriore, në Agra (rreth 180 km në jug të Delhit të Ri), ky mauzole prej mermeri të bardhë është monumenti më i vizituar në vend, me shtatë milion vizitorë në vit.

Një xhevahir arkitektonik i artit indo-islamik, ai u ndërtua nga perandori Mughal Shâh Jahân në kujtim të gruas së tij të preferuar, Mumtaz Mahal, e cili vdiq në 1631 dhe klasifikohet në listën e Trashëgimisë Botërore, UNESCO.

“Të gjitha protokollet e lidhura me pandeminë, të tilla si: maska ​​apo distanca fizike, do të zbatohen” – theksuan autoritetet, duke njoftuar rihapjen, dy javë më parë./konica.al