Edhe pse nxiti peticione të shumta, filmi “365 Ditë” ndër më të shikuarit

Që nga ardhja e filmit në Netflix, në muajin qershor, filmi polak ka marrë vëmendjen e gjithë shikuesve duke u renditur mes 3 filmave më të shikuar në 26 vende të botës .

Filmi bazohet në librin e parë të një trilogjie të shkruar nga Blanka Lipinska. Ai tregon historinë e Laura Biel, një grua polake e rrëmbyer nga Don Massimo Torricelli, udhëheqësi i një klani mafioz në Siçili, i cili i jep një vit të dashurohej me të para se ai ta linte të lirë.

Etipi Lipinska, i cili bashkëpunoi në shkrimin e skenarit të filmit, thotë për E! News, nëpërmjet email-it se e kishte vizualizuar çdo skenë në kokë. Ai thotë se skenat e seksit nuk janë aq të egra sa i imagjinonte, por censura bëri të vetën.

“Censura nuk më lejoi të bëja gjithçka që doja. Megjithatë, unë mendoj se ato janë skenat më të mira të seksit në kinematografinë komerciale deri më sot.”

Janë pikërisht ato skena, që i kthyen aktorët e filmit në sensacione interneti, praktikisht brenda natës. Një pjesë e mirë e shikuesve ishin të bindur se skenat ishin të vërteta, por në fakt çdo skenë është thjesht “aktrim” i mirë i dy personazheve.

Sidoqoftë, e gjithë përmbajtja e filmit ka shqetësuar një numër jo të vogël njerëzish. Janë krijuar kërkesa të shumta në Change.org, ku secila prej tyre i kërkon Netflix të heqë filmin nga platforma, pasi filmi duket sikur i jep një lloj madhështie trafikimit të qenieve njerëzore, sindromës Stockholm dhe abuzimit seksual. (Ka patur gjithashtu peticione të krijuara nga fansat që shprehin mbështetjet e tyre, duke i kërkuar kompanisë ta mbajë filmin në Netlix).

Këngëtarja uellsiane Duffy, e cila tregoi përvojën e saj të kaluar me rrëmbime dhe përdhunime në prill, foli hapur për pakënaqësitë me filmin në fillim të korrikut. Në një letër të hapur për drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Reed Hastings, ajo argumentoi:

 “365 Ditë” tregon si diçka magjepsëse, realitetin brutal të trafikimit seksual, rrëmbimit dhe përdhunimit. Kjo nuk duhet të jetë ideja e askujt për argëtim, as nuk duhet të përshkruhet si e tillë, ose të tregtohet në këtë mënyrë.”

Kur e pyetën në lidhje me kritikat e filmit, Michele Morrone, aktori protagonist, tha:

“Unë mendoj se është e rëndësishme të mbani mend që ky film është i bazuar në një vepër fiktive. “365 Ditë” ishte një libër shumë i suksesshëm në Poloni para se të bëhej film. Kur një audiencë shikon një film, unë mendoj se ata e dinë që ajo që shohin në ekran nuk është gjithmonë e vërtetë, por detyra ime si aktor është ta bëj të duket sa më reale. Unë besoj se audienca tashmë e di se ky film është një fantazi. Ndonjëherë ne shohim filma dhe brohorasim për “djalin e keq”, por ende e dimë se ai është një djalë i keq që bën gjëra të këqija, dhe, natyrisht, kjo sjellje është plotësisht e papranueshme në jetën reale.”

Pyetur në lidhje me argumentin e paraqitur nga Duffy dhe shumë të tjerë në internet, ai tha:

“Unë e kuptoj polemikën dhe jam i kënaqur që po flitet për këtë. Mendoj se duhet të kemi kujdes që të mos e kufizojmë artin nga krijimi, kështu që unë nuk do të thoja që nuk duhet të lejojmë që një film fiktiv si ky të ekzistojë, sepse atëherë çfarë duhet të themi për filmat që kanë të bëjnë me luftën, krimet apo vrasjet.”

Më pas, ai vazhdon:

“Ky film nuk ka për qëllim të minimizojë realitetin e dhunës seksuale në botë. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se kjo sjellje është në rregull. Nuk është ashtu. Mendoj se është mirë që filmi po bën që njerëzit të flasin për këto çështje, kështu që ne mund të krijojmë më shumë vetëdije rreth tyre në shoqërinë tonë.”

Si personi përgjegjës për ëndërrimin e kësaj “përralle” të veçantë, Bianka Lipinska mori një qasje disi më ndryshe në mbrojtjen e krijimit të saj:

 “Të gjithë ata njerëz që analizojnë filmin dhe vijnë me teori për sindromën e Stokholmit, duket se harrojnë se ka ekzistuar një histori e ngjashme në kulturën pop për vite me radhë! Mendoni pak për “E bukura dhe Bisha”. Unë mund të pendohem vetëm që nuk kam ardhur me diçka më inovative, por nuk kam keqardhje. Libri im dhe filmi janë për të rriturit, të cilët mund të mendojnë vetë dhe të dallojnë jetën reale nga fantazia e ekranit. Nuk është për fëmijët dhe njerëzit që besojnë gjithçka që shohin në ekran.”

Ndërkohë, është konfirmuar lajmi se do të ketë edhe dy filma të tjerë, për të plotësuar trilogjinë dhe ndoshta vitin tjetër, pas qetësimit të situatës me pandeminë, do të nisin xhirimet e filmit të dytë./ anabel