Edhe pse shumë po befasohen, PISA e tregoi gjendjen e arsimit shqiptar

pisa

Ish-ministri i Arsimit i Shqipërisë, Myqerem Tafaj, është shprehur se rezultati i PISA-s për arsimin në Shqipëri nuk ishte i pritshëm.

Komentet Tafaj i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se raporti i PISA-s e nxori shumë më keq arsimin në Shqipëri, në raport me raportet e një agjencie në vend që merret me këto statistika.

Ai tha se janë disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e nivelit të arsimit në vend, përfshi edhe pandeminë Covid-19.

“Rezultati nuk ishte i pritshëm. Në Shqipëri është një agjenci që çdo vit prodhonte raporte për arsimin. Në këto raporte në vitet e fundit kanë qenë raporte të mira, kanë rezultuar në një shkallë të mirë objektiviteti të gjitha problemet e arsimit. Nuk e prisja këtë resultat të PISA.

Në raportin e 2021 që prodhoi Banka Botërore, thuhej që efekti i pandemisë bëri që diferenca në rezultatet e nxënësve të zonave rurale nga ato urbane, është thelluar edhe tre muaj të tjerë.

Pra nga 1.6 vite kishte shkuar në dy vite shkollore. Tani erdhën këto rezultate dhe këto nuk janë fare rezultate të mira.

Unë do të thosha që përveç pandemisë, ne duhet të konsiderojmë që ky brez i 15 vjeçarëve të tanishëm, ka filluar me një kurikul tjetër, domethënë në këtë testim matematika ka qenë në focus. Tani po testohet me PISA-n dhe ne kemi ulje të aftësive të nxënësve”, është shprehur Tafaj./euronews.al

ObserverKult


rexhep shahu
Rexhep Shahu

Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: TA KAM LËNË AMANET VETEN TIME…

Poezi nga Rexhep Shahu

Ka kohë që ta kam lënë amanet veten time
Dhe jam i qetë.

Por herë pas here trishtohem
Ndonëse ti më thua se s’më ka hije trishtimi.

Trishtohem ndaj ta kujtoj
Shih se mos më harron ndokund
Dhe më hedhin në plehra pastaj.

E di se më mban në sy
E shoh veten kur të them prit t’i shoh sytë
E di, ke për mua një kujdesje të fshehtë elegante
Më pyet ku ishe dje, pse erdhe vonë sot…
Por prapë ndonjëherë kam frikë
Se nga nxitimi se po të ikë avioni më harron në stol në aeroport
A më harron te shitësja e çokollatave që ngjan me ty
Ajo s’do më mbajë, do më nisë si valixhe e humbur drejt askundit
Ndonëse kurdo në sy do të kem fytyrën tënde, sytë e tu.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult