Edhe Qendra Kinematografike e Kosovës në Festivalin e Kanës

Qendra Kinematografike e Kosovës për të trembëdhjetin vit me radhë po prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Në këtë festival, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.

Kështu ka njoftuar QKK përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndryshe, pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 138.

ObserverKult


Lexo edhe:

“RRUGËS”, FILMI QË PËRFAQËSON KOSOVËN NË FESTIVALIN E KANËS- GARON PËR ÇMIMIN PRESTIGJIOZ

Më datë 24 maj në ora 11:00 në Teatrin Debussy do të jepet premiera e filmit të shkurtër, “Rrugës”, i cili përfaqëson Kosovën në konkurrencën kryesore të Festivalit të Kanës.

Filmi i ri nga Samir Karahoda, “Rrugës”, është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit të Kanës .

E kjo është hera e dytë që një film në regji të Samir Karahodës përzgjedhet për garën zyrtare të Festivalit më prestigjioz në botë. Kjo pas filmit “Pa Vend” që e kishte premierën në Kanë në vitin 2021.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FILMI “RRUGËS” E PËRFAQËSON KOSOVËN NË FESTIVALIN E KANËS/ KRYEMINISTRI KURTI: SUKSESE NË KONKURRENCËN E KËTIJ VITI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar regjisorin Samir Karahoda i cili sivjet mer pjesë me filmin “Rrugës” në Festivalin e Filmit të Kanës, brenda konkurencës së filmit të metrazhit të shkurtër në edicionin e 77-të.

Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, Karahoda po merr pjesë edhe sivjet në këtë Festival, pra për herë të dytë.

Karahoda është regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult