Edhe sivjet mbahet në Kosovë Festivali Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”

Në qytetin e Prizrenit ka nisur Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak” (“Zgjimi me Art”).

Ky është edicioni i 21-të i këtij festivali i cili vazhdon të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.

Festivali ndër vite ka realizuar shumë aktivitete si ekspozita, koncerte, shfaqje skenike dhe teatrale si dhe promovim të librave, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, me tematika të ndryshme të trajtuara në kuadër të festivalit çdo vit.

Sivjet tema e festivalit ishte “Filigran”, një nga artizanatet më të rëndësishme në qytetin e Prizrenit.

I pranishëm në hapjen e festivalit ishin ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe Ambasadori Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët i përshendetën të pranishmit dhe i përgëzuan organizatorët për festivalin.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

NË VUSHTRRI KA NISUR FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT “CASTLE FEST”

Në Kalanë e Vushtrrisë mbrëmë ka filluar festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”. Festival i cili i tëri u ideua nga dy aktorët, profesor Besar Zahiti dhe Fazli Muharremi.

Përmes llogarisë në Facebook, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shkruar disa fjalë lidhur me këtë festival.

“Vushtrria, vend i artit dhe kulturës”, ka shkruar kryetari Idrizi.

Në natën e parë të këtij festivali janë shfaqur 4 filma të metrazhit të shkurtër. Cilët janë përzgjedhur nga juria dhe pjesëmarrësit në këtë festival janë nga Franca, Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Kosova….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

EDHE KOSOVA NË FESTIVALIN E VENEDIKUT, SHFAQET FILMI “BOTA JONË”

Në Festivalin e Venedikut krahas filmave të tjerë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë kinematografik është shfaqur edhe filmi “Bota jonë” i regjisores 22-vjeçare Luana Bajrami.

Filmi i regjisores Bajrami, po garon në kategorinë “Orizzonti Extra”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU