Edhe sivjet në Podujevë mbahen Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu”, edicioni i 41-të

Komuna e Podujevës, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” 2023 e ka shpallur sot konkursin letrar për poezi, ese dhe tregim të shkurtër.

Kjo bëhet me dije përmes njoftimit të kësaj Komune, derisa ky është edicioni i 41-të i takimeve tradicionale që edhe këtë vit po mbahet në Podujevë.

Në këtë njoftim thuhet se inkurajohen krijuesit letrarë nga të gjitha trevat shqiptare që me poezitë, eset dhe tregimet e shkurtëra të bëhen pjesë e këtij takimi letrar.

Krejt kjo me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe zhvillimit të traditës kulturore.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 tetor.

Ndryshe ora letrare e kësaj ngjarje do të mbahet me 15 nëntor në ora 18:00 në hapësirat e Galerisë së Arteve në Podujevë.

/ObserverKult


Lexo edhe:

SHPALLET KONKURSI LETRAR “FLAKA E JANARIT”

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2021”, shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur nga 1 dhjetori 2020 deri më 31 dhjetor 2020 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ( përmes postës apo dhe Qendrës për Shërbim Qytetar – te ish Bankosi ) si dhe në adresën elektronike:

[email protected]
Rezultatet e konkursin anonim letrar shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2021”. Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurimit.
Për tregim të shkurtër

deri në tri faqe me rreshta të rrallë)
Çmimi i parë….…………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
Për poezi
(deri në 50 vargje)
Çmimi i parë.……………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult