“Edhe unë jam shqiptar”, këngëtari i mirënjohur, Ismet Bexheti rrëfehet se çka i ndodhi në Stamboll

Këngëtari i njohur, Ismet Bexheti, së fundmi ka rrëfyer një histori mjaft të bukur me fansat e tij përmes rrjeteve sociale.

Ai ka treguar se në një event që ka pasur në Stamboll ka takuar një djalë 8-vjeçar i cili ka shkuar pas tij duke i treguar se edhe ai është shqiptar por që jeton në Stamboll.

Këtë histori të bukur , Bexheti thotë se do ta mbaj në mend deri sa t’i mbyllë sytë.

“Një moment që nuk do ta harroj deri sa t’i mbylli sytë. Ky fisnik tetëvjeçar, në një event familjar në Stamboll, erdhi pas meje e më tha: “Edhe unë jam shqiptar”. E pyeta edhe unë habitshëm nga e folmja e tij shqip:” E prej nga je?” Edhe pse kuptova që me familje jetonte në Stamboll, ai ma ktheu:” Nga nana jam shkodran e nga baba, prishtinali”, rrëfen Bexheti.

/ObserverKult


Artan Gjyzel Hasani

Lexo edhe:

ARTAN GJ. HASANI: NJË POEMË BASHKËSHORTËSISHT JOKORREKTE….

Poezi nga Artan Gj. Hasani

mund të t’i puthja buzët edhe në sy të burrit tënd
dhe atij edhe mund t’i pëlqente
arti ynë i të bërit dashuri
kur të shihte si falet ajo
ajo që ai ta ka dhënë për aq shumë vjet
e që prej kohësh përton të ta dhurojë…
ajo ndjesi kapitulluese
rënkimtare
turbulluese
që derdhet
këputet
rrëzohet
ashtu…natyrshëm…pa kushte…
ja…
mendoje për një çast
mendoje
dhe lëre dhe atë ta mendojë…

e ç’jeni ju të dy përtej…
përtej atyre letrave me një vulë dhe firmë
hijshëm zbukuruar?

një mashkull dhe një femër
ai
burri yt
e unë
dashnori…
i dashuri…
rivali i tij i panjohur…
delja e zezë e një livadhi të huaj
natyrisht pa letra
pa firmë
pa vulë
gjithnjë altarmunguar
ai të do shumë
por edhe unë jo pak të dua…

ju lidh bashkë zemra?
po edhe ne të dy ajo na lidh…

dashuria?
po ajo edhe ne …
fëmijët që keni bërë ?
por edhe ne mund të bëjmë fëmijë
një natë…
një natë të pafund e të gjatë
si pezulli që pason kur koha ndalon
dhe mendimet nuk kanë më fjalë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult