Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti si pasojë e Covid-19.
Ai ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe aktori gjakovar, Edi Kastrati.
Në një postim në rrjetet sociale, aktori ka bërë një dedikim prekës pas vdekjes së kolegut të tij.
Më poshtë postimi i tij:
Shpirtin bre ma këpute bre, zemra po me dhemb e forcë nuk kam, zot i madh mos na rëndo më teper se kaq, ishalla na ke ba hallall o Luran shoku, qofsh i parajses e u takofshim nê botën tjeter loqka jeme./epokaere