Kryeministri Edi Rama, sot në Kuvend i ka kthyer përgjigje Aurel Plasarit.
Ja çfarë ka thënë Rama në Kuvend:
A e dini ju, se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi e që është shitur dhe në mediat dhe zyrat e huaja, si vepra e prishur, nuk është realizuar kurrë? Autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tillë, se ai projekt, filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit italian, por nuk vazhdoi… Erdhi lufta dhe tironsit, me mustaqe hijerënda, që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në hartën e Tiranës, në kopshtet e Tiranës, u mboll grurë në atë kohë, sepse u thjeshtuan të gjitha projektet e godinave? Godina e Teatrit Kombëtar, nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por fëmija bastard i një marrëdhenieje mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin e mbjellë në parqet e Tiranës e në koshptet e Tiranës.
Ishte vepër e mbretërisë – thotë mustaqja! Po, u nis… por mustaqet kanë një gë, duket po nuk dëgjojnë, u ndërpre nga lufta dhe vepra, për këtë arsye, kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat, si vepër e denjë për t’u futur në listën e monumenteve të kulturës”- tha Rama.