Edi Rama fton ndjekësit në rrjetet sociale: Kush e gjen se për çfarë po ndërtohet godina, fiton shpërblim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi në rrjete sociale, foto të një investimi modern që po shkon drejt përfundimit të punimeve, teksa ftoi ndjekësit që ta gjejnë se për çfarë po ndërtohet godina në Tiranë?

Rama shkroi se, kush përgjigjet saktë mund të kërkojë bluzën e firmosur të futbollistit që do të donin ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë.

“Kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë. Keni kohë deri në mesnatë”, shkroi Rama./ATSH


Lexo edhe:

RIKTHEHET BIBLIOTEKA E VJETËR E TIRANËS, EDI RAMA: NXJERRIM NGA ERRËSIRA LIBRAT E RRALLË

Kryeministri Rama ka vizituar qendrën e të librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit.

Qendra e librit e cila pas dëmtimeve nga tërmeti. Është rikthyer në shërbim të qytetarëve duke ofruar libra të rrallë dhe salla leximi.

Kjo qendër ka në brendinë e saj, sallat e leximit mbi historinë dhe kulturën franceze, italiane, angleze dhe franceze.

Gjithashtu një nga sallat e veçanta në këtë qendër të librit është salla mbi historinë bizantine dhe post-bizantine.

Librat e përzgjedhur në këtë qendër po i nënshtrohen procesit të digjitalizimit përmes skanimit. Një proces që sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti është duke vijuar.

Ndërkaq, në videon e shpërndarë mbi vizitën e tij në këtë qendër, Rama shkruan se godina i rikthehet publikut duke nxjerrë nga errërisa libra të rrallë të shumë dekadave nga bodrumet e regjimit komunist….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU