U nda nga jeta këtë të martë njëri ndër aktorët më të mirë që ka pasur shqiptaria, Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare.
I prekur dhe zemërthyer me ikjen nga kjo jetë të aktorit të madh Mirush Kabashi, është shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Lamtumirë Mirush”, ka shkruar Rama, derisa ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të të ndjerit.
Ndryshe, aktori i njohur, do t’i mungojë familjes, miqve, të gjithë shqiptarëve fizikisht, por puna, veprat e tij të shumta do të jetojnë përjetë dhe do të mbesin një thesar në kulturën e kombit shqiptar. /ObserverKult
Lexo edhe:
MIRUSH KABASHI RRËFEN TË KALUARËN E TIJ TË DHIMBSHME: UNË NUK KISHA BËRË ASGJË…
Aktori Mirush Kabashi ishte i ftuar kohë më parë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.
Kabashi rrëfeu fillimet, teksa tha se pas 4 vitesh në aktrim për shkak të diktaturës së asaj kohe është detyruar të punojë në ndërmarrjen e hekurudhave.
Sipas Kabashit, shkak ishin problemet biografike, pasi babai i tij dhe një dajë kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Por, pas rreth dy vitesh punë në hekurudhë, Kabashi iu rikthye sërish aktrimit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ADRIAN MANNING: KJO NUK ËSHTË POEZI
kjo nuk është poezi
sall grumbullim fjalësh
të kruspullosura si sorra të zeza
në një tel që dridhet.
poezitë e vërteta janë nën gurë
të varrosura në dhe
në varreza, në rrugica dhe bare
poezitë e vërteta janë shtrirë në spitale
kërkojnë lëmoshë në qoshet e rrugës
marshojnë në institucionet financiare
dhe mbushin thasët në dyert e qeverive
ato janë në taksi, fabrika
dhe në burg në pritje të dënimit
poezitë e vërteta piskasin
përtej faqes
duke buçitur
ObserverKult