Edi Rama: Korabi, një përrallë e bukur e bjeshkëve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi ka shpërndarë pamje nga mali i Korabit, të cilin e cilësoi si një përrallë të bukur të bjeshkëve tona.

Parku natyror Korab-Koritnik është i preferuari i të pasionuarve pas ngjitjeve në male. Një ndër shtigjet më të preferuara për turistët është Bele – Zbinec – Stanet e Pobregut, pjesë e këtij parku.

Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal vizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën që ofron ky liqen.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri).

Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri (2751 m), ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.



ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA SHPËRNDAN NJË VIDEO: KJO ËSHTË SHQIPËRIA JONË E BUKUR, S’ËSHTË ZVICRA

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe historike po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e hua. Po ashtu vëmendjen e medieve botërore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga veriu në jug të vendit. Ai sipër ka shkruar “Kjo nuk është Zvicra, as ndonjë vend tjetër. Kjo është Shqipëria jonë e bukur”.

“Shqipëria e bukur turistike”, shkruan Rama.

Vetëm gjatë këtij sezonit turistik veror, nga majii deri në fund të korrikut numërohen 3 482 836 shtetas të huaj që vizituan vendin tonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult