Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, panë nga afër ekspozitën e piktorit Gjelosh Gjokaj, në hollin qendror të kryeministrisë dhe hapësirat e tjera të Qendrës për Hapje dhe Dialog.
“Kush e do pikturën nuk duhet ta humbë këtë ekspozitë të koleksionit më të madh privat të veprave të mjeshtrit Gjelosh Gjokaj, në hollin qendror të kryeministrisë.
Po ashtu edhe në hapësirat e tjera të COD (Qendra për Hapje dhe Dialog)”, u shpreh Rama. Ai po ashtu ndau në rrjetet sociale momente nga kjo ekspozitë.
Për herë të parë Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) sjell veprat e maestro Gjelosh Gjokajt, pjesë e koleksionit më të madh të piktorit të jashtëzakonshëm shqiptar prej Malit të Zi, që përmban vepra mes viteve 1961-2013.
Gjelosh Gjoka, artisti shumëdimensional, i la trashëgimi artit shqiptar dhe atij europian qindra piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë një ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare.
Ekspozita e hapur në COD përmban 73 vepra të krijuara mes viteve 1961-2013./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA ÇEL EKSPOZITËN PERSONALE NË ATHINË: JAM ARTISTI MË I MIRË NË MESIN E KRYEMINISTRAVE
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e hapur në Athinë.
Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë, shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramën. Në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”. Këtu prezantohen vepra dhe skulptura,”. Kështu ka shkruar Dendias në postimin e tij në Twitter.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult