Edi Rama: Merr formë sheshi i Çerçizit, çliron frymëmarrjen e Gjirokastrës turistike

Projektet transformuese urbane po vijojnë edhe në Gjirokastër, qytetin e rilindur të UNESCO-s, ku kantiere të hapura në zona të ndryshme të qytetit, vijojnë të plotësojnë dita-ditës mozaikun e rilindjes urbane.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, inspektoi së fundmi kantierin e Sheshit të Çerçizit, në Gjirokastër, ku po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore të qytetit të rilindur të UNESCO-s.

Rama theksoi se zona do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobusët e mikrobusët.

“Projekti çliron frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysmë milionë turistëve”, theksoi kryeministri.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u shpreh se tashmë po punohet në fazën e dytë të parkimit. Sipas tij, për periudhën qershor-shtator të ardhurat nga ky parkim nëntokësor në buxhetin e bashkisë janë të konsiderueshme.

“Faza e dytë e projektit që po bëhet në bashkëpunim me FSHZH përfshin punimet për arredimin e sheshit”, shtoi ai.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e zonës u shpreh se parkimi është me 3 kate dhe ka një kapacitet prej 300 makinash./ ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA I BINDUR: SHQIPËRIA DO TË JETË KAMPIONE ABSOLUTE NË RAJON PËR TURIZMIN

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se “sot po shohim frytet e para domethënëse e kuptimplota në një rrugë që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030. Sipas tij pa asnjë diskutim Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


mëso, poezi nga benjamin prado

BENJAMÍN PRADO: ERDHA TË TË THEM SE TË HARROVA

Nga Benjamín Prado

E kundërta e një burri të kthjellët
është uji i ndotur.
E kundërta e detit
është një grua e verbër.
Kush rrënon një urë,
ndërton një hon.
Vrajat janë goditje që s’harrohen.

Ka të vërteta pa sinorë
dhe ka gjëra që shkojnë në zgrip:
lumenjtë janë Machado.
Të desha tej meje.
Akrepat vezullojnë në dritëhënë
dhe, mandej, rishtas,
bëhen të terrtë dhe helmues.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult