Edi Rama nga Tokio: “Himni shqiptar siç nuk e keni dëgjuar kurrë” (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një performancë tejet të veçantë, të luajtur nga një artiste japoneze në kuadër të vizitës së tij në Tokio.

Artistja japoneze interpretoi himnin tonë në një mënyrë krejtësisht të veçantë si një mjeshtre e rrallë e harpës.

Ky interpretim erdhi për nder të vizitës së delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Rama .

“Me himnin tonë të luajtur siç nuk e keni dëgjuar kurrë, nga një mjeshtre e harpës gjatë Albanian DayAl në Tokio”, shkruan Rama.

Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Kryeministri Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për mediet.

Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë. Ai dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA: JA SI DO TË JETË TEATRI I KUKULLAVE DHE QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË (VIDEO)

Në Tiranë ka nisur puna për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit të Tiranës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje të projektit të Qendrës, teksa e ka cilësuar “pol kulturor multifunksional”.

“Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, me sipërfaqe rreth 5500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës, do të jetë një pol kulturor shumëfunksional për fëmijë”, tha Rama.

Do të jetë një sipërfaqe e shfrytëzueshme për aktivitete social-kulturore. Aty përfshihen sipërfaqe skenike, performuese, klasa aktrimi, kërcimi, muzikë, pikturë, skulpturë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult