Edi Rama: Piktura shqiptare ekspozohet në EURO 2024

Piktura shqiptare “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.

Këtë lajm të bukur e ka shpërndarë në llogarinë e tij Facebook, i pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, duke theksuar se ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit.

“Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të. Sehr Schön!”, ka shkruar Rama.

Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund do të ekspozohen 175 vepra arti me temë futbollin, të 100 autorëve botërorë, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” (watching Football Game) e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).

Ndryshe, vepra e Guri Madhit do të ekspozohet krahas veprave të Picasso, Salvador Dali, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Bansky, Alexander Deyneka, etj.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult

—-

Lexo edhe:

KRYEMINISTRI EDI RAMA SË SHPEJTI EKSPOZITË NË PARIS, NË NJË NGA GALERITË MË PRESTIGJIOZE TË BOTËS

Edi Rama riktheu në kujtesë artistin që qëndron pas kryeministrit, me një ekspozitë të artit bashkëkohor, një shkulm befasues ngjyrash e formash, që përfshin punime në qeramike, murale e deri edhe qëndisma të realizuara mbi konceptin origjinal të tij.

Kreu i ekzekutivit shqiptar i rikthehet bashkëpunimit me galerinë prestigjioze “Marian Goodman”, këtë herë në degën e saj në Paris. Jo më larg se në muajin shtator, Rama pati rrëfyer në podcastin e tij “Flasim” sesi kishte bashkëpunuar në 2016-tën me “Marian Goodman” në New York.

Një përfaqësues i galerisë së famshme të artiti kontemporan e kishte kontaktuar, dhe ai kishte menduar fillimisht se mund të bëhej fjalë për një shaka. Por tani, ekspozon sërish për të, këtë radhë në kryeqendrën e rëndësishme të kulturës botërore, duke dëshmuar edhe këtë herë se po me aq lehtësi sa ç’mban në dorë penën e politikanit, mban dhe lapsin e artistit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult